Drejtori i IKSHP-së ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Drejtori i IKSHP-së ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së në mënyrë që situata me COVID-19 të vazhdojë të jetë në kontroll.

Ramadani tha se kritikat se nuk po lajmërojnë në kohë reale komunat lidhur me të prekurit me coronavirus janë absurde pasi sipas tij asnjë shtet në botë nuk mund të njoftojë siç pretendohet.

Ai tha se në kohë reale njoftohet ministri i Shëndetësisë, pastaj njoftohen të tjerët.

Drejtori i IKSHP-së sërish i bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutit në mënyrë që situata me virusin COVID-19 të vazhdojë të jetë në kontroll.

“Ne kemi e kemi situatën ende në kontroll për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten”, tha ai, duke shtuar se edhe tubimet në shtëpi janë rrezik.

“Duhet ta kemi të qartë se e vetmja masë preventive është distancimi”, tha ai.