Drejtori i klubit të njohur kosovar, kandidat për Asamblen Komunale të Prishtinës

Drejtori i klubit të njohur kosovar, kandidat për Asamblen Komunale të Prishtinës

Drejtori sportive i klubit të futsallit “Mabetex Prishtina”, Fatos Dili do të jetë kandidat për Asamble Komunale në Komunën e Prishtinës, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, përvoja që ka në menaxhimin sportive duke arritur suksese modeste, do të mund ta shkëmbente përvojën edhe tek shumë klube dhe sportist të kryeqytetit të cilët kanë hapësira dhe mundësi të mëdha, por që duhet t’i përkrahin në pozita vendimarrëse.

Ai i është futur kësaj gare me Aleancën Kosova e Re./insajderi.com