Drejtori i Policisë flet për arratisjen e Milan Radojiçiq

Drejtori i Policisë flet për arratisjen e Milan Radojiçiq

Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, në një konferencë për media ka folur edhe për arratisjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Ai ka bërë të ditur se Policia tashmë ka lëshuar urdhër-arrest për Radojiçiqin si i dyshuar në vrasjen e Oliver Ivanoviq, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ashtu siç e dini Policia ka ndërmarrë një aksion dhe ka arrestuar katër persona. Njëri nuk është gjetur, dhe mund të konfirmoj se Policia ka lëshuar urdhër-arrest”, tha Qalaj.

Ndryshe drejtori i Policisë bëri të ditur se Policia do të organizojë konferenca për media çdo muaj.

Në këtë konferencë gjithashtu u bë e ditur se pas një aksioni, dje janë konfiskuar 113 kilogramë drogë. /Insajderi.com