Drejtori i “pavarur” i ndërmarrjes publike i gëzohet rrëzimit të Isa Mustafës

Drejtori i “pavarur” i ndërmarrjes publike i gëzohet rrëzimit të Isa Mustafës

Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha duket se i është gëzuar shumë rrëzimit të qeverisë së Isa Mustafës dhe hapjes së rrugës për zgjedhje të parakohshme dhe këtë e ka bërë përmes Facebook.

“Ngjarjet sot ishin shumë interesante. Me ju thanë të drejtën proceset në qeveri nuk e kanë pas dinamikën që duhet të kenë në zhvillim të mirëfilltë ekonomik, në krijimin e kushteve për biznesin si dhe në vendim marrje institucionale e cila ju hap dyert qytetarëve dhe rinisë së Kosovës për punë dhe kushte më të mira“, shkruan Hoxha.

Drejtuesit e ndërmarrjeve publike llogaritet të jenë të pavarura mirëpo Hoxha publikisht ka përkrahur të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Mendoj që Kosovës aktualisht më shumë se kurr i duhej një lider i fuqishëm i cili krijon klimë të mirë politike dhe që ka guxim që të marr vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit  dhe deri tani këtë e ka dëshmuar lideri i PDK-së Kadri Veseli”, shkruan Hoxha në Facebook. /Insajderi.com