fbpx

Drejtori i Policisë në Prishtinë tregon talentin në këndim por injoron shkeljen e ligjit

Drejtori i Policisë në Prishtinë tregon talentin në këndim por injoron shkeljen e ligjit

Drejtori i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Rexhep Sjarina, ka përfunduar duke argëtuar me mikrofon në dorë të pranishmit në një bar në mbrëmjen e 28 tetorit.

Ai këndon këngë popullore e patriotike në një lokal në kryeqytet, teksa në brez ka ende këllëfin e revoles zyrtare teksa ai qëndron ende në karrigen e shankut në lokal.

Drejtori i Policisë në Rajonin e Prishtinës, vazhdon këngën në lokalin ku shkelet ligji i duhanpirjes që ndalon pirjen e duhanit në lokale, raporton Insajderi.

Sjarinës gjatë argëtimit nuk i ka penguar fare shkelja e ligjit që është bërë, pirja e duhanet në ambientet e mbyllura. Madje drejtori i Policisë në Prishtinë, videon e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

E në Facebook, drejtori ka marrë shumë lavdërime për talentin e tij në këndim nga shoqëria e tij në këtë rrjet social.

Edhe ata kanë harruar shkeljen e ligjit nga ana e drejtorit të Policisë në Rajonin e Prishtinës. /Insajderi

https://www.facebook.com/rexhep.sijarina/videos/10210491419421986/?hc_ref=ARS6npi-ZcQDUYSmIgY60a1dIkgJOw-fMmnSNIlVMc5EK5LH3M60gdmumBlwzWC1ABI&fref=nf