Drenica demanton pohimet për kurdisje të ndeshjes

Drenica demanton pohimet për kurdisje të ndeshjes

Një prej temave shumë të përfolura të dy ditëve të fundit është edhe mundësia e kurdisjes së ndeshjes, gjegjësisht manipulimit të rezultatit në ndeshjen kampionale ndërmjet Drenicës dhe Mitrovicës.

Fjala është për duelin ndërmjet këtyre dy ekipeve në kuadër të Superligës së Kosovës në futsal.

Për këtë ndeshje u shkrua në media se ka dhuruar një nga përfundimet më të turpshme vitet e fundit.

Skuadra vendase në fund të ndeshjes thuhet se ka lejuar shënimin e golave nga ana Mitrovicës.

Mirëpo, KF Drenica ndaj këtyre pohimeve reagoi në facebook dhe këtu mund të lexoni postimin e plotë.