Drenica i reziston Gjilanit duke e “nxjerrë” një barazim

Drenica i reziston Gjilanit duke e “nxjerrë” një barazim

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës, që është zhvilluar në Drenicë, në mes Drenicës dhe Gjilanit.

Takimi ka përfunduar baras, pa gola, edhe pse të dyja ekipet kishin rastet e tyre dhe ndeshja ishte e hapur e me aksione të mira

Momenti më interesant dhe “diskutabil” i kësaj sfide, ndodhi 10 minuta para fundit të gjysmës së parë, kur Albutrint Morina i Drenicës luajti me dorë brenda zonës – gjyqtari Dardan Çaka akordoi penallti për mysafirët. Megjithatë, pas konsultimit me gjyqtarin e katërt Alban Shala, Çaka vendosi ta anulonte vendimin e dhënë.

Pas katër ndeshjeve të para, të dyja ekipet tubojnë nga pesë pikë dhe ndajnë pozitën pesë respektivisht gjashtë./Insajderi.com.