Drenori akuzon “Feronikelin”: Po dëmton qëllimshëm ujin në tri fshatra

Drenori akuzon “Feronikelin”: Po dëmton qëllimshëm ujin në tri fshatra

Xhavit Drenori, ish-asamblist në Komunën e Drenasit është duke u ankuar se fabrika e “Ferronikelit” është duke e helmuar ujin qëllimshëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Drenori ka thënë se nga ky helmim i qëllimshëm dikush është duke fituar milionat.

“Derdhja e skoria nga fabrika e “Ferronikelit” në burim të ujit, në lokacionin që njohet si “Dushkaja 1”, e që ndodhet mes tri fshatrash: Çikatovë e Vjetër, Dobroshevc dhe Gllanasellë, do të thotë helmim me qëllim i ujit, ajrit dhe tokës (Kuptohet nga ky helmim i qëllimshëm dikush po i fiton milionat)”, ka shkruar Drenori.

Tutje Drenori ka shkruar se ministria i ka mbyllur sytë ndërsa shton se “krimi e ka përfshirë sistemin e drejtësisë”.

“Ministria i ka mbyllë sytë. Krimi e ka përfshirë sistemin e drejtësisë, ndërkohë qytetarët ankohen më kotë. Gjeneratave që vijnë pas nesh do të na mallkojnë”, ka shkruar Drenori. /Insajderi.com