Dreshaj premton trafo në çdo lagje të Istogut

Dreshaj premton trafo në çdo lagje të Istogut

Kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj i ka bërë edhe një premtim të madh Istogut.

Dreshaj ka premtuar se nëse bëhet kryetar do të pajisë të gjitha lagjet e komunës së tij me trafostacione.

“Një nga problemet që kam parë në fshatra të Istogut me rrethinë ka qenë mungesa e trafove. Shumë banorë më janë ankuar se pajisjet e tyre shtëpiake janë dëmtuar nga energjia e dobët. Në gjashtë muajt e parë ju garantoj se çdo lagje e Istogut do të jetë me trafo” ka thënë Dreshaj.