fbpx
Artikull i sponsorizuar

Dreshaj sjell investitorë nga Gjermania në Istog

Dreshaj sjell investitorë nga Gjermania në Istog

Gani Dreshaj vazhdon të prezantoi planin e tij tejet shpresëdhënës për Istogun. Kandidati për kryetar të komunës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka sjellur nga Gjermania dy investitorë të ri gjerman.

Mischa Paterna është njëri nga investitorët që pritet të sjellë investime në Istog në hapjen e një centrali për prodhimin e energjisë solare.

Dreshaj ua ka dhënë falas gjermanëve tokën e tij ku pritet të ndërtohen qendrat e prodhimit të energjisë solare.

Dr.Mischa Paterna ndodhet momentalisht në Istog ku do të nënshkruaj kontratën për këtë projekt. I njëjti do të jetë nesër në tubimin elektoral të AAK-së në Istog ku do të tregoi më gjerësisht për planin e tij.

Në fillim të punës së këtij centrali pritet të punësohen 55 puntorë, ndërsa më pas numri i puntorëve do të jetë mbi 100.

Dreshaj poashtu ka siguruar istogasit se do të ndërtojë së shpejti fabrikën për prodhimin e tekstilit ku pritet të punësohen shumë gra nga Istogu.