Drew Barrymore konfirmon që kufoma e gjyshit të saj ishte vjedhur

Drew Barrymore konfirmon që kufoma e gjyshit të saj ishte vjedhur

Drew Barrymore ka konfirmuar që gjyshi i saj John Barrymore, pas vdekjes ishte vjedhur nga morgu.

Aktorja e tregoi që trupi i gjyshit të saj u vjedh nga morgu nga miqtë e tij WC Fields, Errol Flynn dhe Sadakichi Hartmann, në mënyrë që ata të dalin edhe njëherë së bashku dhe të luajnë poker, raporton People, shkruan Insajderi.

Dreë tregoi se kjo ngjarje kishte inpiruar shumë filma si “një film nga Blake Edwards që quhej S.O.B” për të cilin ajo mendon që është një film briliant.

Ajo nuk është e sigurt nëse në realitet ka ndodhur njëjtë sikur në Weekend At Bernies.

Kur të vijë koha e saj, edhe Barrymore ka dëshirë që miqtë e saj t’a marrin për të dalë për të fundit herë në qytet.

“Kur të vijë koha, shpresoj që miqtë e mi të bëjnë të njejtën gjë,” tha ajo. “Kjo është mënyra se si doja të pëfundoj jetën.”.

“Mendoj që vdekja vjen me shumë trishtim dhe e kuptoj këtë gjë, por për mua është ok, nëse të gjithë mund të jenë të lumtur dhe festues, kjo do të ishte preferenca ime”, tha ajo./Insajderi.com