Drita e Gjilanit ka mësuar kundërshtarin për rrethin e dytë të Ligës së Evropës, pas shortit të hedhur sot në Nyon.
Kampionët në fuqi të Kosovës do të përballen me Sileksin e Maqedonisë së Veriut dhe ndeshja do të luhet më 17 shtator në Shkup, transmeton Insajderi.
Edhe këtë herë zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi kualifikohet tutje.
Ndërsa prej ekipeve të tjera shqiptare, Teuta e Durresit pret Granada-n e Spanjës, ndërsa Laçi luan në shtëpi me Hapoel Ber Sheva të Izraelit.
Kukësi pret gjermanët e Wolfsburg-ut.
Renova luan si vendas me Hajduk-un e Splitit, ndërsa Shkëndija është mysafire e Botosanit të Rumanisë./Insajderi.com.