Drita fiton në momentet e fundit ndaj Feronikelit në Drenas

Drita fiton në momentet e fundit ndaj Feronikelit në Drenas

Drita ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme si mysafire e Feronikelit në Drenas, në kuadër të javës së 23-të në kampionat, njofton Insajderi.

Ndeshje ishte e bukur me tempo të lartë nga të dyja skuadrat, me rastet e krijuara nga mysafirët më shumë, ndërsa presion krijonin lojtarët nikoqir.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola, teksa goli i vetëm i ndeshjes erdhi në fraksionin e dytë të takimit.

Po zhvillohej minuta e pestë shtesë e ndeshjes në ‘Rexhep Rexhepi’, ku pas një asistimi perfekt nga Fazliu, Alidema do të shënonte një super gol për shifrat përfundimtare 0:1 për miqtë nga Gjilani.

Me këtë fitore, Drita kalon në vendin e parë në tabelë me 50 pikë, dy më shumë se përcjellësi i parë Ballkani, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 27 pikë. /Insajderi.com