Drita i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv – avokati Tettamanti flet për rastin

Drita i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv – avokati Tettamanti flet për rastin

Drita do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) përjashtimin nga Liga e Kampionëve pas rregullave të reja të UEFA-s gjatë pandemisë Covid 19.

Drita, besojnë që humbja në tavolinë ndaj ekipit të Linfield (3:0), ishte e padrejtë dhe kësisoj janë optimistë që do të marrin një dëmshpërblim të majmë, transmeton Insajderi.

UEFA në koordinim me autoritetet e Zvicrës kishte anuluar takimin për shkak se dy futbollistë të Dritës kishin dalë pozitivë në testin për Covid-19.

Drita ka angazhuar avokatin zviceran, Luca Tettamanti, i cili do t’i ndjekë procedurat për të apeluar rastin.

“Ne jemi duke proceduar me rastin bazuar në fakte”, deklaroi Tettamanti për Associated Press.

Ndërkohë, Drita do të vazhdojë garat në kualifikimet e Ligës së Evropës, ku është në pritje të kundërshtarit./Insajderi.com.