Drita me një mungesë të madhe ndaj Legia?

Drita me një mungesë të madhe ndaj Legia?

Kampioni i Kosovës, Drita, ka marrë lajme të këqija në vigjilje të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj ekipit polak, Legia, pasi kapiteni i ekipit, Ard Limani, është lënduar në stërvitje dhe vështirë se do të arrijë të përfshihet në këtë ndeshje.

“Sot e kemi një stërvitje nga orën 20:00 në Varshavë dhe do të shohim, por gjasat duket se janë të vogla që të luaj pasi bukur keq e kam lëndimin”, ka thënë Limani ,për “Zëri”, transmeton Insajderi.

Skuadra gjilanase ka udhëtuar nga aeroporti i Tiranës, derisa sonte në orën 20:00 pritet ta zhvillojë stërvitjen fundit.

Ndeshja Legia – Drita luhet nesër nga ora 20:30 dhe kjo do të jetë ndeshja më e madhe për klubet kosovare që është zhvilluar ndonjëherë, pasi asnjë skuadër më parë nuk ka arritur në këtë nivel të garave./Insajderi.com.