Drita mposht Arbërinë, klubi nga Gjilani siguron garat europiane ndërsa klubi lipjanas bie në Ligën e Parë

Drita mposht Arbërinë, klubi nga Gjilani siguron garat europiane ndërsa klubi lipjanas bie në Ligën e Parë

Drita është skuadra e fundit që ka siguruar një biletë për garat evropiane për stinorin e ardhshëm, pas triumfit në sfidën e fundit kundër Arbërisë, ndërsa klubi nga Lipjani pas një stinori në Superligë, rikthehet përsëri në Ligën e Parë, njofton Insajderi.

Pas kampiones Prishtinës dhe fituesit të Kupës, Llapit, gjilanasit janë fituar të drejtën e përfaqësimit të vendit në garat evropiane si nënkampione e Kosovës.

Ekipi i trajnerit Ardian Nuhiu këtë e arriti duke shënuar fitore si vendase ndaj Arbërisë me rezultat 2-0, të cilës i duhej fitorja për t’i shpëtuar rënies.

Drita ndeshjen e fitoi me golat e shënuara nga Festim Alidema (18’) që shënoi nga penalltia dhe Ardian Limani (86’) që shënoi me kokë. /Insajderi.com