Drita shortohet të luaj kundër Inter në Ligën e Kampionëve

Drita shortohet të luaj kundër Inter në Ligën e Kampionëve

Në ndeshjen gjysmëfinale të turneut preliminar të Championsit, Drita do të përballet me ekipin Inter Club d’Escalades, që të enjten mbrëma u konfirmua kampion i Andorrës për sezonin 2019-20.

“Neve tash na presin ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe titulli i fituar në Kosovë na ka dhënë energji të mjaftueshme për ta përfaqësuar veten dhe futbollin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme” tha trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, transmeton Insajderi.

Ndeshja në mes Dritës dhe Interit të Andorrës do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës më 8 gusht dhe fituesi do të kualifikohet në finale të këtij turneu preliminar, ku do të ndeshet me njërin nga ekipet Tre Fiori ose Linfieldi./Insajderi.com.