
Kampioni i Kosovës, Drita, para duelit me Malmon në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve, ka bërë edhe një përforcim.
Drita ka eliminuar dy ekipe ekipe kundërshtare në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve, duke arritur të luajë në kualifikime për herë të aprë dhe duke u vendosur në pozitë të shkëlqyeshme para fillimit të sezonit të ri në Kosovë, për shkak të krijimit të një ekipi solid dhe përfitimeve nga UEFA për këtë sukses.
Ekipi gjilanas tenton që të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për duelet me Malmon dhe sot ka bërë publik edhe emrin e përforcimit të ri.