Drita triumfon – mbetet ende në Superligë

02.06.2016 19:12
Drita triumfon – mbetet ende në Superligë

Skuadra nga Gjilani, Drita, ka mbijetuar në Superligën e futbollit të Kosovës edhe për sezonin e ardhshëm, pasi mposhti në barazh skuadrën prishtinase, Flamurtarin.

“Intelektualët nuk e kishin të lehtë ndeshjen, pasi e mposhtën Flamurtarin vetëm pas goditjeve të penaltive. Ndeshja e rregullt dhe dy pjesët e vazhdimit përfundoi me rezultat 1 me 1.

Golin e Flamurtarit e shënoi Shpend Krasniqi në minutën e 34-të nga gjuajtja e lirë. Rezultati u barazua në minutën e 90-të nga Taulant Haliti, që çoi ndeshjen në vazhdime.

Pas dy vazhdimeve nga 15 minuta, skuadrat nuk realizuan gol dhe u detyruan që fituesin ta caktojnë përmes penaltive. Në penalti, Drita u tregua më e saktë dhe fitoi me rezultat 4 me 3.

Drita javën e kaluar kishte mundësinë e fitimit të Kupës së Kosovës, por që u mposht nga Prishtina 2-1, edhe pse në fillim avanconte në rezultat. /Insajderi.com