Drita: U përdorën standarde të dyfishta ndaj nesh – nuk e lëmë me kaq

Drita: U përdorën standarde të dyfishta ndaj nesh – nuk e lëmë me kaq

Ekipi i Dritës, mbrëmë është njoftuar nga UEFA, se ka humbur ndeshjen ndaj Linfield, në tavolinë, me rezultat 3 me 0, shkaku që 2 lojtarë të Dritës, kishin rezultuar pozitiv në testin për Covid 19.

Shihet qartë se vendimi është subjektiv. Sikur të kishte bazë ligjore ky vendim do të merrej në mbledhjen e orës 16:00 por lënda ishte dërguar për të Apeli. Komisioni i Disiplinës nuk ka mundur të merr vendim por ata çuditërisht marrin vendim ende pa u bërë 24 orë”, tha drejtori i Dritës, Fitim Murseli, transmeton Insajderi.

“Ne kemi pasur të gatshëm 17 lojtarë të gatshëm për lojë. Tre lojtarë kanë qenë të izoluar dhe ndeshja ka mundur të zhvillohet. Ne kemi kontaktuar avokatët tonë dhe do të procedojmë me hapat e radhës.”, përfundoi Murseli.

Rregullat e UEAF, thonë se nëse 13 lojtarë janë të gatshëm për lojë, ndeshja mund ë zhvillohet, por Apeli i UEFA, nuk ka mënuar kështu, pasi ka injoruar faktin se Drita ka 17 lojtarë të gatshëm për ëktë ndeshje./Insajderi.com.