
Ndriçimi i Kullës Eiffel, simboli i kryeqendrës franceze Parisit, nuk do të jetë në funksion deri më 10 tetor për shkak të punëve të mirëmbajtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga kompania që merret me mirëmbajtjen e objektit theksuan se është paraqitur nevoja e riparimeve të shumta dhe ndërrimin e llambave në Kullën Eiffel dhe në këtë mënyrë pezullimin e sistemit të ndriçimit që ka funksionuar që nga viti 2000.
Sipas tij, kjo është hera e parë nga periudha në fjalë ku do të kryhen punë në mirëmbajtjen e përgjithshme të ndriçimit. Kulla Eiffel në periudhën e kaluar është përdorur për dërgimin e mesazhit të solidaritetit pas sulmeve terroriste që u kryen në mbarë botën.
Kulla Eiffel është ndërtimi më i madh në Paris dhe një nga simbolet më të shquara botërore.