Driton Gashi emërohet Shef i AKI-së

Driton Gashi emërohet Shef i AKI-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Këtë pozitë do ta mbajë Driton Gashi.

“Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e z. Driton Gashi, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në njoftim./Insajderi.com

 

HETIMI I DEKONSPIRUAR KUNDËR ZYRTARËVE TË SHTETIT