Përzgjedhësi, njëkohësisht trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka, edhe njëherë dëshmoi se është strategu më i madh i sportit në Kosovë dhe a" />

Driton Kuka përkujdeset për deklaratën e ditës pas suksesit të radhës në xhudo

Driton Kuka përkujdeset për deklaratën e ditës pas suksesit të radhës në xhudo

Përzgjedhësi, njëkohësisht trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka, edhe njëherë dëshmoi se është strategu më i madh i sportit në Kosovë dhe arkitekt i gjithë këtyre sukseseve kulmore në arenat më të mëdha të xhudos botërore.

Me tri medalje të arta (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Loriana Kuka) dhe të argjendtë (Nora Gjakova), Kosova është renditur e para në turneun Grand Prix që u zhvillua në Tashkent të Uzbekistanit, raporton Insporti.com.

“Sporti i xhudos ka bërë më shumë se politika, por pres që edhe politika të bëj më shumë për xhudon”, theksoi Kuka në një konferencë për media të organizuar në Aeroportin ‘Adem Jashari’ pas arritjes së Përfaqësueses në atdhe.

“Kthehemi nga një garë ku arritëm suksese të mëdha. Në tri javë rresht të fitohen kaq medalje në gara botërore, është arritja më e madhe e sportit kosovar”, pohoi Driton Kuka.