Driton Kuka: Qofsha i gabuar, por edhe 100 vite nuk do tw ketë Kosova si Majlinda Kelmendin

Driton Kuka: Qofsha i gabuar, por edhe 100 vite nuk do tw ketë Kosova si Majlinda Kelmendin

Sukseset e Majlinda Kelmendit janë të lidhura ngushtë me trajnerin Driton Kuka. Pas një pauze prej 14 muajsh, për shkak të lëndimit, Majlinda i është kthyer arenës dhe menjëherë u stolis me dy medalje, të argjendtën në Abu Dhabi dhe të artën në Tashkent.

I ftuar në emisionin Click në TV 21, Kuka ka thënë diçka shumë interesante për Majlindën.

“Mendoj se do të duhen edhe 100 vjet për të dalë një sportist kosovar si Majlinda. Qofsha i gabuar, por kështu mendoj unë edhe pse kam dëshirë të kemi raste të tilla, qoftë ai nga familja ime, klubi apo Kosova”, ka thënë Kuka.

Ai ka theksuar se Majlinda është rast unik.

“Kategoria 52 kilogramë është tipike për japonezët, por Mjalinda i ka kompleksuar edhe ata. Të jesh kampione e dyfishtë botërore, kampione evropiane, kampione olimpike…., është diçka e jashtëzakonshme, prandaj i këshilloj sportistët tjerë të mos krahasohen me Majlindën”, është shprehur Kuka.