Driton Kuka zbulon grevën interesante të ekipit të xhudos: Çdo mëngjes e çdo mbrëmje deri në 8 orë në ditë

Driton Kuka zbulon grevën interesante të ekipit të xhudos: Çdo mëngjes e çdo mbrëmje deri në 8 orë në ditë

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka ironizuar me një postim në rrjetin social në Facebook rreth temës së grevave në Kosovë.

Ai nëpërmjet këtij postimi ka bërë të ditur se ekipi i tij bën greva duke stërvitur në borë e në shi.

Kuka ka kujtuar se as ekipi i tij nuk është i kënaqur me kushtet në të cilat po funksionon, dhe se ka arsye për grevë, por grevën e bën duke stërvitur.

“Ne bëjmë greva duke stërvit në borë e shi! Çdo mëngjes e çdo mbrëmje deri në 8 orë në ditë!

Pakënaqësi kemi të gjithë por puna s’duhet ndal kurrë e asnjëherë.

Ta bëjmë Kosovën më të fortë me punë e përkushtim”, ka shkruar Kuka në Facebook, duke e postuar edhe një fotografi nga stërvitjet e mundimshme për të kërkuar medalje në të ardhmen.