Driton Selmanaj i bashkohet LDK-së

Driton Selmanaj i bashkohet LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë parti kanë aderuar edhe tre persona, të cilët ajo i quan profesionistë.

Ndër ta është edhe Driton Selmanaj, i cili është përfolur shumë kohën e fundit. Kurse dy të tjetër janë Dardan Veliaj dhe Visar K. Berisha.

“LDK mirëpret angazhimin e tyre dhe beson fuqishëm drejt fitores së pakontestueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Insajderi.com