Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur në emisionin Rubikon në KlanKosova, ku e ka komentuat vizitën e delegacionit kosovar në Paris
Selmanaj ka thënë se Franca dhe shumë shtete anëtare të BE-së, janë në parim që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të mbyllet, njofton Insajderi.
Lidhur me kushtet e mundshme që Kosova duhet ti plotësojë akoma për liberalizim vizash, Selmanaj tha se “kjo çështje ka kaluar në mendime të veçanta të secilit shtet, madje shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë filluar të ndjehen keq kur ne ua përmendin vizat. Ata e dinë dhe e pranojnë që e kanë tepruar me Kosovën”.
“Selmanaj ka shtuar se qeveria e Kosovës do të angazhohet katërçipërisht që kjo çështje të mbyllet, e jo të presim vlerësime e raporte të zakonshme lidhur me kushtet për Kosovën”. /Insajderi.com