Droga nëpër shkolla, Haradinaj kërkon të merren masa konkrete

Droga nëpër shkolla, Haradinaj kërkon të merren masa konkrete

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, që të ashpërsohen masat kundër shpërndarjes së drogave nëpër shkolla.

Haradinaj ka thënë se narkotikët nuk duhet të lejohen të futen në shkolla fillore e të mesme.

Ai ka kërkuar një plan operativ nga ministria e Brendshme, që përfshinë edhe takimet me komandantë të policisë të qyteteve të Kosovës.

Në fund kryeministri ka thënë se do të ishte e udhës që të formulohet një raport dhe i njëjti të prezantohet në Qeveri.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Strategjisë Shtetërore kundër korrupsionit si dhe Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit 2018-2022.

Pas miratimit, Haradinaj ka thënë se kjo është një strategji shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës.