Drurët dekorativë i kushtojnë Prizrenit 1.2 milion euro

Drurët dekorativë i kushtojnë Prizrenit 1.2 milion euro

Komuna e Prizrenit për mbjelljen e drunjve dekorativë në territorin e saj në tri vitet e ardhshme ka planifikuar që t’i shpenzojë mbi 1.2 milionë euro.

Njoftimi për nënshkrimin e kësaj kontrate është publikuar në fillim të muajit tetor, ku autoriteti komunal ka bërë të ditur se vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1.5 milionë euro dhe se grupi i operatorëve ekonomikë më të përgjegjshëm me çmimin më të ulët ka qenë “Qendra kopshtare” SH.P.K. dhe KNPSH “Papenburg & Adriani Company” Sh.p.k., me vlerën e përgjithshme prej 1 milionë e 223 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Isa Osmankaj nga Zyra e prokurimit e Komunës së Prizrenit ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës me këtë vlerë.