Dua Balje thotë se është kërcënuar nga tri telefonata anonime

Dua Balje thotë se është kërcënuar nga tri telefonata anonime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë të ditur se është kërcënuar sot (e premte) nga tri telefonata anonime, përcjell Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Balje ka thënë se dy prej telefonatave kanë qenë në gjuhën serbe, ndërkaq njëra në gjuhën shqipe.

Ajo ka deklaruar se është kërcënuar me fjalët “Kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”.

“Unë e kuptoj që dikujt ja kam prish planet dhe ai ‘dikushi’ nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerëz të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojnë dokumente me qëllim të diskreditimit tim politik, me argumente do t’i zhveshi ‘lakuriq’ para organeve të drejtësish të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurrë askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!”, ka shkruar Balje./Insajderi.com

REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT !

Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata…

Posted by Duda Balje on Friday, March 26, 2021