Dua dhe Anwar izolohen në një shtëpi rasti, pasi fqinjët përmbysën banesën e tyre

Dua dhe Anwar izolohen në një shtëpi rasti, pasi fqinjët përmbysën banesën e tyre

Dua Lipa ka zbuluar se ajo dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, ishin detyruar të izolohen në një shtëpi rasti “Air B&B”.

Krijuesja e hitit, “Don’t Start Now”, 24 vjeçe, ishte e ftuar së fundmi në Radio Capital në emisionin e mëngjesit, ku tregoi se si kur ishte kthyer në shtëpi nga turneu në Australi, e gjeti apartamentin e saj ‘të shkatërruar ’nga renovimet e shtëpisë së fqinjëve.

Ylli foli edhe për pandeminë që mbërtheu botën dhe diskutoi për trishtimin e saj që nuk arriti që këtë kohë të çuditshme ta kalonte në vendbanimin e saj.

Ajo tha: “Tani jam detyruar të qëndroj në një shtëpi të rastit, sepse banesa ime është shkatërruar praktikisht. Kështu, fqinjët e mi kanë rinovuar sipër shkallëve gjatë javëve të kaluara dhe unë kam qenë larg në Australi”.

“Kur u ktheva dy javë më parë, unë hyra në dhomën time dhe pash dyshemen e mbuluar me ujë. Kishte pikuar nga lart poshtë për javë të tëra, kështu që kishte vetëm një përmbytje të madhe në të gjithë shtëpinë time për fat të keq”, shtoi ajo.

Sonte në Review, Teuta Krasniqi direkt nga karantina