
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka probleme me shëndetin ku si rrjedhojë është detyruar ta anuloj një koncert të saj.
Bëhet fjalë për koncertin në Denver, ku fansave të saj atje Dua u ka kërkuar falje me anën e një postimi në “Twitter”.
“Më vjen keq që mu desh të ndaloja koncertin e sotëm. Kam pasur një infeksion në vesh këto ditët e fundit, por mendova që do isha në gjendje të performoja por ishte shumë e dhimbshme, dhe u këshillova që të ndaloja se përndryshe do të merrja dëmtime në përhershme në vesh”, ka shkruar ajo.
“Ndihem shumë e mërzitur që ju kam zhgënjyer. Vërtet dëshiroja që të përfundoja shfaqjen për ju”, ka shtuar Dua në postimin e saj.