Dua Lipa bllokon Prishtinën

Dua Lipa bllokon Prishtinën

Koncerti i paraparë të zhvillohet natën e së martës në parkun e Gërmisë në Prishtinë, ka shkaktuar kolonë të gjatë në rrugët “Nazim Gafurri” dhe atë “Shpëtim Robaj”, raporton Insajderi.

Gazetari i Insajderit në terren raporton se rruga që dërgon drejt hyrjes së parkut Gërmia, është e bllokuar deri tek shkolla e mesme e lartë “Sami Frashëri”.

diur

Koncerti i Dua Lipës është paralajmëruar kohë më parë, derisa organizatorët kanë njoftuar se shumica e biletave janë shitur. Po ashtu ata kanë bërë të ditur se siguria në koncert do të jetë e nivelit më të lartë.

Dua Lipa është këngëtare e re kosovare, e cila është duke bërë karrierë të bujshme në Britani të Madhe. /Insajderi.com