Dua Lipa do të bashkëpunojë me Madonën dhe Missy Elliot

Dua Lipa do të bashkëpunojë me Madonën dhe Missy Elliot

Dua Lipa ka postuar një foto me photoshop ku ajo pozon përkrah legjendave të muzikës si Madonna, Missy Elliot e Gwen Stefanie.

Ajo do të bashkëpunojë me Missy Elliot dhe Madonna në remix-in e këngës së saj “Levitating”, muzikën e së cilës e ka bërë DJ The Blessed Madonna.

Kënga e saj tjetër, Physical do të bëhet remix bashkë me këngëtaren Gwen Stefanie, me muzikë nga Mark Ronson.

Këngëtarja e “New Rules” ka treguar shpesh nëpër intervista se Madonna ka qenë një frymëzim domethënës për të.

Në një intervistë me Music Week në fund të qershorit, menaxheri i Duas, Ben Mawson diskutoi se si Confessions on a Dancefloor ndikuan shumë në estetikën muzikore të vallëzimit të viteve ’80 të albumit Future Nostalgia.

“Dua më tha që aspironte të ishte Madonna kur e takova, kur ajo ishte 17 vjeç, dhe kishte diçka në lidhje me mënyrën se si ajo tha që më bëri të e besoja,” tha Mawson. Dua është një potencial i pakufizuar. ”

Të dy albumet përfshijnë këngë të prodhuara nga Stuart Price./Insajderi.com