fbpx
Pasi Shpend Ahmetin e bëri kryeministër

Dua Lipa e bënë Isa Mustafën president, injoron Thaçin

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa gjatë vizitës së saj në Kosovë, ishte nderuar me medalje presidenciale nga Hashim Thaçi, por në një video të cilën e ka publikuar nga aventura në vendlindje, presidentin e ka injoruar komplet. Sikurse të mos kishte ndodhur. E si president ajo i referohet kryeministrit Isa Mustafa.

Dua Lipa e bënë Isa Mustafën president, injoron Thaçin

Pasi me 8 gusht të këtij viti, pas takimit me Shpend Ahmetin, e quajti  të parin e Prishtinës, kryeministër të Kosovës, këngëtarja Dua Lipa ka bërë edhe një gafë tjetër.

“Falënderoj kryeministrin Shpendin shumë, oo bree gati e pata, për pak”, ishte shprehur Dua, pasi iu bë me dije se ai është kryetari i Prishtinës.

Dy  muaj pas, Dua Lipa e ka bërë kryeministrin Isa Mustafa, president të Kosovës.

Në një video të publikuar në kanalin e saj në Youtube, raporton Insajderi, Dua Lipa ka treguar aventurën e saj në Kosovë, ku me 9 gusht të këtij viti mbajti koncert bamirës në Prishtinë, saktësisht në Parkun e Gërmisë.

Nga ballkoni i shtëpisë së saj në Prishtinë, Dua Lipa, tregon se po bëhet gati për dy takime.

“Tashmë jam veshur dhe do ta takoj kryetarin dhe presidentin e Kosovës”, thotë Dua në sekondën e 45-të videos, teksa në pamje shfaqet takimi me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeministrin Isa Mustafa, raporton Insajderi.

Dua Lipa, gjatë qëndrimit në Kosovë e kishte takuar edhe presidentin e vërtetë të Kosovës, Hashim Thaçin, por në videon e saj ky takim nuk përmendet fare.

Takimi me presidentin Thaçi, nga i cili ishte dekoruar me medalje presidenciale ishte realizuar me 10 gusht, një natë pas koncertit që e kishte mbajtur në Gërmi, ku ishin mbledhur afro 20 mijë persona.

Pas takimit me presidentin, të cilin nuk e ka përfshirë fare në video, Dua Lipa e kishte falënderuar Thaçin për nderimin që i është bërë.

“Ndjehem krenare që jam shqiptare, dhe se kisha mundësi të mbajë një koncert të tillë për ta prezantuar vendin tim në gjithë botën”, kishte thënë Dua pas takimit me presidentin, ani pse ajo mendon se Isa Mustafa është president./Insajderi.com