Dua Lipa e pandashme nga i dashuri i ri, publikohen fotografi të reja

Dua Lipa e pandashme nga i dashuri i ri, publikohen fotografi të reja

Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid tashmë është zyrtarizuar.

Gjatë fundjavës së kaluar dyshja janë parë të përqafuar e duke u puthur në një festival që është mbajtur në Britani.

Anwar po vazhdon ta shoqërojë Duan në çdo vend që ajo po shkon.

Së fundi dyshja kanë qenë bashkë prezentë në Prime Day Concert në New York, ku këngëtarja ka performuar e më pas janë parë duke kaluar kohë bashkë e duke u larguar të kapur për dore.

Kjo lidhje e këngëtares po përflitet shumë, pasi që ka filluar shumë pak kohë pas ndarjes së Duas nga i dashuri i saj prej vitesh, Isaac Carew.

Anwar është vëllai më i vogël i supermodeleve të njohura, Gigi dhe Bella Hadid, ndërsa është 3 vjet më i ri se Dua.

View this post on Instagram

Dua and Anwar? #dualipa #anwarhadid

A post shared by hadid's updates (@mydreamgigi) on