Dua Lipa është e vendosur që të rikthejë këtë tendencë mode

Dua Lipa është e vendosur që të rikthejë këtë tendencë mode
Burimi i fotografisë: Dua Lipa/Instagram

Nëse ndiqni Dua Lipën, tashmë e dini se ajo nuk ka frikë të eksperimentojë më veshjet e saj, dhe fustani i fundit që veshi për një postim në Instagram, nuk përbën përjashtim.

Së fundmi, këngëtarja ndau një sërë fotografish në Instagram të shkrepura gjatë një darke në Meksikë. Në fotot e publikuara ajo shihet e veshur me një fustan të zi, shumë seksi. Fustani ka një model me jakë të mbyllur teksa ekspozon shpinën dhe një pjesë të belit teksa në theks bie ‘tanga e ekspozuar’.

Lipë është njëra nga të famshmet e fundit që na riktheu trendin e viteve 2000, pas modeleve si Haley Bieber, Bella Hadid dhe Kim Kardashian.

Për të kompletuar pamjen, ajo zgjodhi manikyr shumëngjyrësh, byzylykë ngjyrë ari, unaza masive dhe vath modestë.

Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)