Dua Lipa ironizon me ‘frizurën’ famëkeqe të Donald Trump

Dua Lipa ironizon me ‘frizurën’ famëkeqe të Donald Trump

Një zbardhje interesante që doli nga një hulumtim i New York Times janë pagesat prej 70 mijë dollarësh që Trump i kishte shpenzuar për stilin e flokëve gjatë kohës sa udhëhiqte “The Apprentice”, një show televiziv, ndërsa të gjitha këto shpenzime i kishte shënuar si shpenzime për biznesin.

Ishte kjo më pas shkak që Trump krijoi edhe njëherë bujë mediatike, ndër përdoruesë që nuk përkrahin presidentin në zgjedhjet e reja, njofton Insajderi.

Edhe Dua Lipa ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e zëshme sa i përket zgjedhjeve të reja në Amerikë, duke apeluar tek miliona ndjekësit e saj amerikanë të mos votojnë atë.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ri-postoi një postim të shkrimtarit dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Shaun King, ku shihej një foto e presidentit me diçka që kishte ngecur në flokët e tij.

Dua Lipa në postimin e saj shkruan, “70 mijë dollarë shpenzime për flokët e tij, por floktari prapëseprapë e urren atë”.

No description available.

Sic raporton NYT, Donald Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa në vitin që i fitoi zgjedhjet, 2016. Vitin tjetër, pagoi prapë vetëm 750 dollarë taksa. Ndërsa nuk ka paguar asnjë cent tatim në 10 vjet nga 15 vjetët e fundit. Trump ka arritur të mos paguajë taksa duke deklarua vazhdimisht më shumë humbje sesa fitim. /Insajderi.com