Dua Lipa jep lajmin fantastik në rrjete sociale, “epokë e re” po fillon për të

Dua Lipa jep lajmin fantastik në rrjete sociale, “epokë e re” po fillon për të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të lançojë ditën e nesërme projektin e saj të bujshëm “Don’t start now”, për të cilin jemi të bindur se do të ketë super sukses.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Duas, i cili titullohet “New Era” (Epokë e re) dhe duket se kjo është me të vërtetë një epokë e re për këngëtaren shqiptare.

Pak ditë më parë ajo tregoi se do të performojë në një prej eventeve më të mëdha të muzikës që mbahet në fundvit, MTV VMAs.

Mirëpo, nuk ndalet me kaq!

Në një postim në InstaStory, Dua tregoi gjithashtu se do të performojë në Australi, në “ARIA Music Awards 2019.”

“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar t’ju tregoj se do të vij në Australi për të performuar në “ARIA Awards 2019″ në Sydney, më 27 nëntor.”- shkruan këngëtarja.

Disa ditë më parë, fansat e Duas u merakosën kur ajo “u zhduk” nga rrjetet sociale.

Dua vendosi të fshinte gjithçka dhe madje hoqi dhe foton e profilit në Instagram, ndërsa të gjithë u bënë kuriozë të mësonin se ç’po kurdis këngëtarja.

Megjithatë, ajo është rikthyer më fuqishëm se asnjëherë dhe po punon fort, teksa na jep një nga një lajmet e sukseseve të saj.