Dua Lipa mezi pret rikthimin në koncerte muzikore.
Dua Lipa është një " />

Dua Lipa kujton një nga momentet më speciale të karrierës së saj

Dua Lipa kujton një nga momentet më speciale të karrierës së saj

Dua Lipa mezi pret rikthimin në koncerte muzikore.

Dua Lipa është një prej emrave më të suksesshëm në industrinë muzikore, dhe këngëtarja shqiptare kishte planifikuar që këtë muaj të nisë turneun muzikor ‘Future Nostalgia’.

Por për shkak situatës në të cilën ndodhemi ky turne është detyruar të anulohej, dhe sipas gjitha gjasave ai do mbahet në vitin 2021.

Dua mezi pret këtë moment, kjo shihet prej nostalgjisë që ajo përcolli me anë të një video të publikuar në Instagram ku ndanë disa momente nga një koncert ku më shumë se 80 mijë persona në një zë këndojnë këngët e saj.