Dua Lipa në garë për çmimin më të madh të muzikës në Britani

Dua Lipa në garë për çmimin më të madh të muzikës në Britani

Janë zbuluar nominimet për Mercury Prize 2020 – ku Dua Lipa, Stormzy dhe Charli XCX janë ata  që kryesojnë aktet që konkurrojnë për çmimin prestigjioz prej 25,000 £, shkruan NME, transmeton Insajderi.

Mystic Mug's Mercury Prize 2018 predictions | NME

Lipa është nominuar për albumin e saj të dytë të mirënjohur “Future Nostalgia”, ndërsa Charli XCX do të garojë me “How I Feeling Now” – albumi i saj i katërt i cili u regjistrua tërësisht gjatë vetë-izolimit në studion e saj në Los Angeles.

Emërtimi i Stormzy për “Heavy Is The Head”, albumi i tij i dytë, shënon gjithashtu nominimin e tij të parë për Mercury Prize.

Nominimet e tjera për çmimin – i cili konsiderohet të jetë çmimi më i lakmuar në muzikën britanike dhe irlandeze – përfshijnë Michael Kiwanuka, Porridge Radio and Team Sports. /Insajderi.com