Dua Lipa në video-lojën FIFA 21 të PlayStation

Dua Lipa në video-lojën FIFA 21 të PlayStation

Vitin e kaluar, u njoftua se artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të ishte pjesë e video-lojës së famshme ‘PlayStation’ të EA Sports.

Dua është një nga karakteret e video-lojës sportive, dhe adhuruesit e kësaj loje mund të luajnë si ajo në ndeshjet e futbollit që zhvillojnë aty.

Ajo u fut në këtë lojë si e ftuar e veçantë, Lipa është bërë pjesë edhe e një kampanje sensibilizuese që kjo video-lojë po reflekton.

Dua ka pozuar me fanellën, e cila përçon mesazhin: “Nuk ka vend për racizëm askund”. Krahas emrave të njohur si: Winnie Harlo, Lewsi Hamilton, Anthony Joshua e shumë të tjera.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të ekipit të të famshmëve, që tashmë janë të gjithë karaktere të animuar në video-lojën e FIFA 2021.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Kjo lojë e EA Sports është e disponueshme në PlayStation 4 dhe Playstation 5.

Duket se pjesëmarrja e Dua Lipa dhe disa personazheve të tjerë të njohur që nuk kanë të bëjnë me futbollin, i kanë dhënë një frymë video-lojës së re të EA Sports, aq më tepër me fushatën sensibilizuese kundër racizmit. /Insajderi.com