Dua Lipa nominohet në tre kategori për çmimet “EMMY 2020”

Dua Lipa nominohet në tre kategori për çmimet “EMMY 2020”

MTV publikoi listën e të nominuarve për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “EMMY”, që do të transmetohet më 8 nëntor, duke nderuar artistët më të mirë në të gjithë botën për kontributet e tyre në top listat evropiane në vitin 2020, njofton Insajderi.

Lady Gaga, e cila gjithashtu kryesoi MTV VMA në fillim të këtij viti me shtatë nominime gjithashtu, po udhëheq me më së shumti nominime falë bashkëpunimit të saj me Ariana Grande, “Rain On Me”. Ajo madje është nominuar për kategorinë shumë të lakmuar të “Artistes më të mirë” përkrah Dua Lipa, Harry Styles, Justin Bieber, Miley Cyrus dhe The Weeknd.

Edhe Dua Lipa konsiderohet një pretendente e fortë, duke u nominuar për kategorinë më të rëndësishme të natës si “Artistja më e mirë”, në kategorinë “Kënga më e mirë” për këngën “Don’t Start Now” dhe në kategorinë “Best Pop”.

Pas Lady Gaga-s si artistja me më shumë nominime vjen Justin Bieber dhe BTS, të cilët kanë pesë nominime secili. Ngjashëm me People’s Choice Awards, MTV EMA votohet drejtpërdrejt nga fansat, të cilët kanë kohë deri më 2 nëntor për të mbështetur artistin e tyre të preferuar të vitit. /Insajderi.com