Dua Lipa: Nuk kam nevojë të zhvishem që të ndjehem seksi

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, ka dhënë një intervistë për magazinën e modës “stellamccartney” për të folur rreth modës dhe stilit të veshjeve. “Ideja ime është që të mos tregojë shumë nga trupi që të dukem ose ndihem seksi. Rrobat janë të menduara për t’iu bërë të ndjeheni mirë, dhe kjo është gjëja e parë që e mendoj para se të vishem”, thotë Dua në këtë intervistë të cilën e sjellë Insajderi

Dua Lipa: Nuk kam nevojë të zhvishem që të ndjehem seksi

Dua, si ia niset këndimit?

Unë jam rritur me muzikë tërë jetën time. Babai im ka qenë muzikant dhe jam rritur duke e dëgjuar atë teksa këndonte këngët e tij që i kishte kompozuar vetë. Dhe kjo gjë më ka frymëzuar gjithnjë që ta shtyjë ëndrrën time, ta bëjë realitet.

Çka e influencon muzikën tuaj?

Unë shkruaj për gjëra që më ndodhin dhe që më rrethojnë. Shumica e këngëve të mija vijnë nga një sinqeritet që më bënë të shkruaj atë që ndjejë në po ato qaste. Nganjëherë shkruaj ngjarje të sajuara, të cilat më vonë i kuptoj që kanë të bëjnë edhe me mua. Është vërtetë e çuditshme kur kjo ndodhë. Duke u rritur kam dëgjuar më së shumti Pink dhe Nelly Furtado-n, por gjatë adoleshencës “rashë thellë në dashuri me Hip Hop-in”. Më pëlqejnë shumë artistët si J Cole, Kendrick Lamar, A$AP Rocky dhe Chance The Rapper. Më pëlqen ta thërras muzikën time si “Pop i errët” pasi për mua është një Pop me influencë të Hip Hop-it.

dualipa1

Cila ishte fotoja jote e preferuar nga ky foto-sesion “One City One Girl”, dhe pse?

Është e vështirë për tu zgjedhur! Unë kam dy të preferuara! Mendoj që dukja ime në foto-sesion do të ishte dukja ime ideale natë e ditë (qesh). Të vishesh gjelbër është vërtet shumë kënaqësi, dhe do të ta shndriste ditën tuaj vetëm duke e veshur atë. Në anën tjetër edhe e veshura me të zezë duket shumë e lehtë dhe shumë trendi. Ideja ime është që të mos tregojë shumë nga trupi që të dukem ose ndihem seksi. Rrobat janë të menduara për t’iu bërë të ndjeheni mirë, dhe kjo është gjëja e parë që e mendoj para se të vishem.

Përshkruani stilin tuaj në tre fjalë?

E viteve 90’, e gjallë, eklektike.

Cilën gjë e përbën më së shumti gardëroba juaj?

Një fustan të rrëshqitshëm. Unë mund ta vesh atë me gjithçka. Mund ta vesh poshtë, ose lartë dhe shumë thjeshtë kur jam duke nxituar e bëjë këtë.

dualipa3

Sa gjatë keni jetuar në Londër dhe pse e quani shtëpi?

Unë kam jetuar në Londër në shumicën e kohës sime dhe ky është vendi i preferuar i imi në të gjithë botën. Ka gjithmonë diçka interesante që ndodhë këtu dhe ka një energji të paparë ky qytet. Ka shumë njerëz që ankohen rreth motit me shi në këtë qytet por kur jam larg Londrës fillon të më mungojë shiu.

Çka keni në plan për vitin 2016?

Më shumë muzikë dhe video të reja. Më shumë ftesa për emisione, me të cilën jam e emocionuar tashmë, dhe pas përfundimit të një turneu në Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj, mezi s’po pres që të kthehem përsëri në skenë. Jam duke kaluar kohën më të mirë të jetës sime dhe nuk dua që kjo kohë të ndalojë ndonjëherë.