Dua Lipa publikon videon e fëmijërisë ku flet shqip bashkë me kushërirën e saj

Dua Lipa publikon videon e fëmijërisë ku flet shqip bashkë me kushërirën e saj

Këngëtarja nga Kosova Dua Lipa është duke marrë zemrat e të gjithëve me një video në të cilën flet shqip.

Videoja paraqet Duan e vogël e cila luan bashkë me kushërirën e saj. Të dyja vajzat kanë ngjyrosur fytyrën me shumë ngjyra dhe bëjnë grimasa para kamerës, njofton Insajderi.

Dua e kanë ndarë videon me ndjekësit e saj në llogarinë personale në Instagram, për shkak se mu kjo kushërirë kishte ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen motra ime e ëmbël, e dashur, argëtuese, Lyra Duraku… dita ime 1. Të uroj gjithë dashurinë dhe lumturinë e botës dhe më shumë kohë të çmendura bashkë”, ka thënë Dua në urimin e ditëlindjes./Insajderi.com