Dua Lipa sjell remiksin e Levitating për të cilën ka bashkëpunuar me reperin DaBaby

Dua Lipa sjell remiksin e Levitating për të cilën ka bashkëpunuar me reperin DaBaby

Dua Lipa këtë vit ka bashkëpunuar me yje të mëdhenjë e persona shumë kreativ për albumin e saj që është pritur shumë mirë dhe po vazhdon të korr suksese.

Madonna, Missy Elliot, Gween Stefanie e plot të tjerë bashkëpunuan me këngëtaren shqiptare për këtë album, njofton Insajderi.

Pas bashkëpunimit  me yjet e muzikës, Madonna, Missy Elliot dhe producenten The Blessed Madonna, për ta sjellë një version remix të këngës së saj “Levitating”, ylli shqiptar Dua Lipa vjen me një tjetër bashkëpunim.

Dua Lipa ka publikuar remiksin e radhës të këtij hiti, kësaj radhe në bashkëpunim me DaBaby, të cilën po e sjellim për ju./Insajderi.com