Dua Lipa thyen rekord të ndjekësve në Instagram

Dua Lipa thyen rekord të ndjekësve në Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Përveçse numëron miliona fansa, të shumtë janë edhe personat që e ndjekin atë në rrjetet sociale.

Vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, numri i ndjekësve të saj ka shkuar në plot 23 milionë sosh.

Duke arritur këtë shifër, ajo bëhet artistja shqiptare që numëron më së shumti ndjekës në këtë rrjet social.

Për shifrën e arritur, Dua bëri një postim për fansat në InstaStory, duke i falënderuar ata.

Artistja Lipa shkruan se iu dhuron fansave të saj plot 23 milionë puthje, për arritjen e kësaj shifre ndjekësish.

Ndërsa sa i përket muzikës, Dua ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë kënga e saj e re me klip, që njëherësh është edhe temë muzikore nga filmi “Alita: Battle Angel”.