Dua Lipa tronditet pasi një grup fansash turren drejt saj

Dua Lipa tronditet pasi një grup fansash turren drejt saj
Burimi i fotografisë: SS: Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa mbeti pak e tronditur këtë të shtunë, pasi grupe fansash u turrën drejt saj në Mexico City, sa u desh një ndërhyrje e shpejtë e sigurimit për ta mbrojtur këngëtaren.

Në një klip që po qarkullon në rrjete sociale, këngëtarja shihet duke ecur kur pikatet nga turma, njofton Insajderi.

Ajo u rrëzua anash ndërsa sigurimi i saj u përpoq të bllokonte hovin e turmës, por Dua arriti të shpëtonte te automjeti i saj ndërsa ata vazhduan të nxitonin drejt saj.

Sigurimi në ndërkohë po intervenonin në mënyrë që ata të mos arrinin të futeshin në makinë. /Insajderi.com