Dua Lipa është këngëtarja qe secilën herë na mahnit me pamjen e saj.
Që nga flokët bionde, apo eksperimentet me ngjyra gjatë karantinës, duket sikur asgjë nuk i rri keq artistes shqiptare.
Mirëpo në postimin e ri e në llogarinë e saj në Instagram, ajo edhe njëherë i ka lënë të gjithë gojëhapur.
Në këto foto këngëtarja ka kthyer ngjyrën natyrale të zezë të flokëve dhe pozon me qenushin e saj.
Fytyra dhe trupi i saj duken në formën më të mirë, përderisa ajo ka veshur një komplet ngjyrë pjeshke, të të njejtit model.
“Mos më flisni kurrë mua apo djalit tim” thuhet në shkrimin poshtë këtyre fotografive./Insajderi.com