Dua Lipën duket se e ka kapur nostalgjia për ilirët, paraardhësit e shqiptarëve.
Këngëtarja në Instagram ka postuar një ‘story’ duke filmuar një hartë të vjetër me fokus Ilirinë.
Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik. Ata mendohet se ishin paraardhësit e popullit shqiptar. Shumë historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë të siujdhesës.